“Unë po shkoj, për me u kthy”, Adriana Matoshi njofton se po përballet me një sëmundje të re

Aktorja, Adriana Matoshi, ka njoftuar që tash e një kohë po përballet me një sëmundje të re.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se do t’i nënshtrohet sërish një operimi të radhës.

“Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.  Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse. Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.  Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.  Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.  E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës. Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë”, shkroi ajo

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot