Arrestohen 10 persona në Gjakovë, u rrahën e gjuajtën me armë mes vete pas mosmarrëveshjeve në rrjete sociale

Dhjetë persona janë arrestuar nga policia në Gjakovë, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes vete ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, deri te rrahja dyshohet të ketë ardhur pas mosmarrëveshjeve që të njëjtit kishin pasur në rrjete sociale.

“Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Blow-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, të gjithë (10) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh. /Reporteri.net

Lexo edhe:  Hapet konkursi për tu bërë ushtar i Kosovës