Dy familje në Mitrovicë kapen mes vete për një muri, 28-vjeçari kërcënon me jetë policin që intervenoi në vendngjarje

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën ‘Azem Galica’ në Mitrovicë, ku dy familje fqinje janë konfrontuar mes vete.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pas një mosmarrëveshje për një muri të shtëpisë, fqinjët kanë kërcënuar njëri-tjetrin me armë, me ç’rast një njësi policor ka dalë menjëherë në vendngjarje për të parandaluar ndonjë incident që mund të përfundonte më keq.

Policia ka arrestuar pesë personat e dyshuar, ndërsa ka sekuestruar tri armë zjarri.

Gjatë arrestimit, njëri prej të dyshuarve ka qenë më agresiv dhe ka kërcënuar me jetë njërin prej zyrtarëve policorë që ishte pjesë e njësisë policore që intervenoi në rast.

Të gjithë të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që dy prej të dyshuarve të dërgohen në mbajtje. Njëri prej tyre do të hetohet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe tjetri për ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Lexo edhe:  Organizohen qytetarët për ta ndihmuar Aliun, djaloshin e Mitrovicës