Baton Haxhiu: VV përdorë Familjen Jashari për ta mobilizuar partinë e vet

Baton Haxhiu, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7 se “VV përdorë familjen Jashari për ta mobilizuar partinë e vetë”.

Ai ka thënë se VV-ja përdor mitin e sakrificës të jasharëve për të krijuar një narracion të ri politik.

Dy të vrarë nga një sulm raketor i Huthit ndaj një anijeje mallrash
“Këta i përvetësojnë këto ngjarje politike dhe këtë mit të Jasharëve e përdorin ekskluzivisht për me ndërtu një narracion të ri politik”.

“Funksioni i përdorimit të mitit në kontekstin e së tashmes për çka i duhet me mobilizu popullatën, etj. VV në mënyrë klasike, brutale, po e përdor mitin e sakrificës së jasharëve për të mobilizuar vetën që ata që nuk e kanë qenë pjesë e luftës me ndërtu narracionin për ngjarjen e vet”, ka thënë Haxhiu.

Lexo edhe:  Aksident i frikshëm në Gllarevë, veturat bëhen "kërrsh"