Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës sot do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Dita e dytë kushtuar Epopesë së UÇK-së, nis me orën mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës, e cila i dedikohet “Epopesë”.

E nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Homazhe janë paraparë edhe nga të gjitha komunat e në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.

Kurse, pasdite, nga ora 17:00, në Prishtinë, është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Lexo edhe:  Antidroga me aksion në Prishtinë: Kapën disa lloje të drogës dhe arrestohen 3 persona