“Mora fjalë”, pritet të jehojë sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, pritet të mbahet manifestimi qendror i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në nderim dhe kujtim të komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri.

Ceremonia do të mbahet të martën e pesë marsit në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:30.

Por, veçantia e këtij manifestimi do të jetë një shfaqje artistike nga Brendi Frymor i FSK-së. Ku afërsisht rreth 700 pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të këndojnë njëzëri këngën “Mora fjalë” të Shkurta Fejzës në kuadër të aktiviteteve.

Kjo ceremoni pritet të zhvillohet rreth orës 12:40 në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditësh bombardime të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë, president i Serbisë u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën, vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

Lexo edhe:  Pak para ndeshjes Ballkani-Slavia, “kërrset” përleshja mes tifozëve në Prishtinë