Dy muaj pas liberalizimit të vizave, mbi 260 nxënës dhe rreth 600 mësimdhënës u larguan nga vendi

Numri i nxënësve që kanë kërkuar dokumentet për të migruar jashtë vendit në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti shkollor dhe vetëm dy muaj pas liberalizimit të vizave, ka arritur në 267. Megjithatë, numri më i madh raportohet se është i mësimdhënësve.

Janë afër 600 mësimdhënës të cilët janë larguar jashtë vendit, e ku ka nga ata që dalin edhe pa e lajmëruar largimin nga puna. Ndërsa, nxënësit po kërkojnë flet kalimet me arsyen për bashkimi familjar dhe shkollim në një shtet tjetër.

Nga drejtuesit e Sindikatës së Arsimit dhe disa drejtor të shkollave, kjo gjendje nëpër shkolla po konsiderohet shqetësuese, madje ata theksojnë se nëse vazhdon ky fluks i largimit të nxënësve dhe mësimdhënësve, shkolla në vend do të mbesin të zbrazura.

Vetëm në shkollën fillore “Mihal Grameno”, në Fushë-Kosovë, kanë kërkuar flet-lëshim 75 nxënës dhe një mësuese.

Drejtori i kësaj shkolle, Ismet Gashi tha se këto fletë-lëshime për të lënë shkollën, nuk janë të fundit.

Sipas tij, edhe një numër tjetër i nxënësve janë në pritje të dokumenteve për t’u larguar nga shkolla.

Po ashtu, edhe drejtoresha e shkollës fillore “Gjergj Fishta”, Supije Zhitia ka treguar se numri i nxënësve ka rënë dhe se kanë pasur disa kërkesat për fletë-kalime me arsyetimet për bashkim familjarë jashtë vendit.

Ndërkaq, se shkollat do të mbesin edhe pa mësimdhënës e thotë nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala.

Shala tha se liberalizimi i vizave është një rrugë e hapur për të ikur mësimdhënësit.

Lexo edhe:  Gjendet e djegur vetura e personave që dyshohen për vrasjen me kallashnikov te rruga C