Pamje nga vendi ku u gjet i vdekur ish-ushtari i UÇK-së, gati një vit pasi u raportua i zhdukur

Gati një vit pasi ishte raportuar i zhdukur, ish-ushtari i UÇK-së, Samir Puza është gjetur i vdekur në një gropë të mbushur me ujë në Pejë.


IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë i Puzës.

Në pamjet e mëposhtme shihet se është një shtëpi e boshatisur e mbushur e mbushur me bërllog.

Për këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

“Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me uji, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, thuhej në raportin 24 orësh të policisë.

Pas ekzaminimit, është bërë edhe konstatimi se viktima ka ndërruar jetë.

Lexo edhe:  Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari