E rëndë: Basketbollisti i Bashkimit pëson sulm, i bie të fikët në mes të ndeshjes

Ndeshja mes Bashkimit e Goldean Eagle Yllit është ndërperë në minutën e pestë të çerekut të tretë.

Arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes është se njëri nga basketbollistët e Bashkimit, Terrance Ferguson, dyshohet se ka pësuar sulm në zemër.

Ai nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte rënë në tokë pa ndjenja.

Stafi i të dyja skuadrave kishte reaguar shpejtë për ta dërguar në emergjencë.

Ende nuk dihet për gjendjen e tij, ndërsa ndeshja ka rifilluar normalisht.

Lexo edhe:  Kjo ishte çmenduri: Bad News Eagles rikthehet nga 15:8 për ta fituar ndeshjen dhe për t’u kualifikuar në finale