Deputeti i VV-së: Të mos ju lejohet grave të pamartuara të lindin fëmijë

Projektligj që do t’u lejonte grave të Kosovës të bëheshin me fëmijë në formë artificiale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është duke u kritikuar nga deputetë e Kuvendit, madje edhe nga ata të pozitës.

Se duhet të ketë përmirësime, po e thotë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Ai tregon se ku qëndron problemi thelbësor me këtë projektligj.

“Thelbi kryesor në këtë kundërshtimin tonë është që të mos ju lejohet grave të pa martuara të vendosin që të lindin fëmijë, pa ju jep të drejtën fëmijës ta njoh prindin e vet”, thotë ai mes tjerash.

Lexo edhe:  Aksident në Pejë, qytetarët japin ndihmën në vendin e ngjarjes