Tre banorë të rinj hyjnë sonte në BBVA 3

Një natë plot me të papritura do të jetë mbrëmja e sotme në prime-n e Big Brother VIP.

Tre banorë të rinj do të hyjnë në shtëpinë e famshme.

Moderatori Ledion Liço njoftoi në nisje të mbrëmjes se do të diskutohen debatet dhe problemet mes banorëve.

Ndër të tjera Egla do të rrëfejë linjën e jetës, ku do të tregojë për vështirësitë që ka kaluar në jetë.

Pritet që banorja të surprizohet, gjë që do të zbulohet gjatë prime-t.

Mbrëmjen e sotme një prej djemve do të lërë shtëpinë, pasi Sara vendosi që pas hapjes së Kutisë së Pandorës të kalojë në nominim djemtë.

Lexo edhe:  Luizi e prezanton personin që e mësoi të këndonte