Shërbyen në Kosovë – pamjet kur ushtarët amerikanë ribashkohen me familjarët e tyre
Garda Kombëtare e Ushtrisë Amerikane ka njoftuar se në SHBA janë kthyer ushtarët amerikanë pas 10 muajsh qëndrim në Kosovë në përkrahje të Operacionit të Përbashkët Mbrojtës në kuadër të misionit paqësor të KFOR-it.
“Mirë se vini në shtëpi”, ka shkruar Garda Kombëtare duke bashkëngjitur edhe disa fotografi të ushtarëve amerikanë gjatë momenteve të takimit me familjarët e tyre.
Ushtarët kanë qenë nga Garda e “Rhode Island National Guard”.
Ushtarët amerikanë janë batalioni i parë i regjimentit 126 të aviacionit dhe janë kthyer më 21 shkurt në shtëpi pas qëndrimit 10 mujor në Kosovë