Vaksina që po u jepet vajzave në klasen e 6-të në shkollat e Kosovës – çfarë duhet të dini për të

Ditën e sotme ka filluar vaksinimi i vajzave të moshës 12 vjeçare kundër Human Papilloma Virusit.

15 mijë doza të vaksinës Human Papilloma Virusi (HPV), do të jepen në shkolla (për vajzat e klasave të gjashta).

Sipas MSH-së, dëshmitë shkencore kanë treguar se vaksina HPV është e sigurt dhe shumë efektive, prandaj Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që t’i vaksinojnë vajzat e tyre, duke i mbrojtur ato nga HPV, që është shkaku numër një i kancerit të qafës së mitrës.

Human Papilloma Virusi (HPV) është infeksioni viral më i shpeshtë i organeve riprodhuese tek gratë dhe burrat dhe nëse nuk trajtohet shkakton 95% të kancereve të qafës së mitrës, informon ministria.

“Vaksina HPV, mund të parandalojë më shumë se 90% të kancereve të ndërlidhura me Human Papilloma Virusin, dhe aktualisht, kjo vaksinë jepet në 126 vende të botës, të cilat e kanë përfshirë atë në Kalendarin e tyre kombëtar të vaksinimit të rregullt për vajzat”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Njoftimi i plotë:

Lexo edhe:  “Nuk jemi pengesë, por kemi disa kërkesa, bisedo me shefin tënd” – del audio-incizimi ku Kusari dakordohet me Milan Radojiçiqin