Policia e Trafikut në Gjakovë ndalon dy shoferë që po bënin gara shpejtësie, dënohen me nga 150 euro

Policia Rajonale në Gjakovë ka njoftuar për gjobitjen e dy shoferëve që janë kapur teksa zhvillonin gara shpejtësie, duke rrezikuar kështu trafikun, raporton Gazeta Sinjali.

Në vazhdën e veprimeve të ndërmarra për parandalimin e organizimit të garave të shpejtësisë, Njësia e Trafikut Rajonal në Gjakovë, ka gjobitur që kanë shkelur rregullat në trafik.

“Më datën 20.02.2024 kanë identifikuar dhe ndalur dy automjete, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, me ç’rast kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut.

Po ashtu në të njëjtën ditë është ndalur edhe një automjet tjetër, ngasësi i së cilës kishte bërë tejkalim të shpejtësisë prej 126km/h, në zonën e kufizuar të shpejtësisë prej 50km/h. Ndaj këtyre ngasësve janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor.” – thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Kurti: Sonte ndezëm një qiri të vogël për një shpirt të madh