Arrestohet Visar Avdyli, personi i kërkuar nga Norvegjia për një vrasje

Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot më 21.02.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Visar Avdyli. I njëjti ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021.

Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.

Vëllezërit Valon dhe Visar Avdyli nga Baerumi në Norvegji që më herët ishin burgosur për terrorizëm akuzohen për vrasjen e Hamse Hashi Adan, 20-vjeç, dy vite më parë në Norvegji./Indeksonline

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish veterani i UÇK-së, Xhemajl Dervishi