Ky është i dyshuari për vjedhje të rëndë në Obiliq, u arrestua pas gati 2 vitesh në arrati
Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për arrestimin e një personi në Obiliq, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes në qershor të vitit 2022.
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ahmet Kamberi, 32-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 32-vjeçari është identifikuar pas gati 2 vitesh në arrati dhe i njëjti është arrestuar të hënën.
Kamberi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.