Dyshohet se gjuajti me armë, bie në pranga 38-vjeçari në Prishtinë

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Disa të shtëna janë dëgjuar edhe mbrëmë në fshatin Ballaban të Prishtinë, ku janë person dyshohet se ka gjuajtur me armë.

Sinjali mëson se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri – përfshirë një kallashnikov – dhe disa fishekë.

Ndërkohë 38-vjeçari që dyshohet se shtiu me armë, është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Lexo edhe:  Gjendet vendi ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit