“Të pres më të fortë në Kosovë”, Leonora Jakupi dedikim emocional për deputeten Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, disa ditë më parë ka paralajmëruar se do të udhëtojë jashtë vendit për një trajtim mjekësor për arsye të disa problemeve me zemër.

Musliu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se për këtë problem shëndetësor është trajtuar në QKUK, teksa ka shtuar se me rekomandimin e mjekëve të Kosovës, i është dashur të trajtohet jashtë vendit për të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.

Pas këtij lajmi deputetja ka marrë mbështetje morale nga ana e këngëtares Leonora Jakupi, ku ka shpërndarë një post në rrjetin social Instagram.

“Po ta dinë njerëzit se sa të bardhë e ke atë zemër do të luteshin për ty sot motra ime, teksa ka theksuar “Të pres më të fortë në Kosovë”.

Lexo edhe:  Guardian: Kosova akuzohet për nxitje tensionesh pas vendimit të ndalimit të përdorimit të dinarit