“Familjarët kam me t’i gju prej dritares…”/ Plas sherri mes fqinjëve në një banesë në Gjakovë, dy persona përfundojnë në Polici

Një konflikt mes fqinjëve ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, ku për motive ende të panjohura, katër persona, dy nga një familje dhe dy nga një tjetër janë përfshirë në përleshje. Për pasojë, dy kanë përfunduar në Polici.

Rasti ka ndodhur pak para mesnatës, kur palët e përfshira fillimisht patën një zënkë pasi të dyshuarit që ishin në gjendje të dehur filluan me kërcënime.

Njëri prej tyre, dyshohet se i është drejtuar viktimave duke iu thënë “krejt familjarët kam me t’i gju nga dritarja e banesës”. Për të mos mbaruar me kaq, dy të dyshuarit edhe kishin tentuar t’i sulmojnë viktimat me thikë.

Përballë kësaj situate, dikush nga familja njoftoi Policinë, me ç’rast të dyshuarit u shoqëruan në stacion policor për intervistim.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj njërit prej të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkaq tjetri do të hetohet në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  “A don me t’q*”/ 20 vjeçari në Vushtrri denoncon për ngacmim seksual një 19-vjeçar, thotë se tentoi ta bind që të kryejnë seks