Aksidenti te ‘Lesna’ ku u godit një person, këmbësori akoma në gjendje të rëndë
Një aksident trafiku i ndodhur ditën e djeshme te ‘Lesna’ në Prishtinë, la një person të lënduar teksa u godit nga vetura, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Burime të Sinjalit brenda emergjencës theksojnë se gjendja e këmbësorit është e rëndë.
Siç mëson Sinjali, viktima është 90-vjeçar teksa po vazhdon trajtimin në QKUK.
Ndryshe, Sinjali publikoi edhe pamjet pas këtij aksidenti, ku siç shihej në video viktima ishte i shtrirë në tokë teksa shërbimi emergjent kishte arritur për t’i dhënë ndihmën e parë.