Ia shpërndau fotografitë e saj në Instagram, vajza denoncon 18-vjeçarin në Prishtinë
Vajzat dhe gratë vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sidomos të atyre në rrjete sociale e rrugë.
Burra të moshave të ndryshme ngacmojnë me fjalë e veprime të ndryshme të cilat krijojnë shqetësim te gjinia femërore, raporton Gazeta Sinjali.
Me një situatë të tillë është përballur një vajzë në Prishtinë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Sinjali mëson se 19-vjeçarja ka denoncuar një person, për të cilin ka deklaruar se ka hapur një llogari në rrjetin social Instagram dhe aty ka shpërndarë fotografitë e saj me mbishkrime të ndryshme.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, 18-vjeçari është dërguar në mbajtje si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.