Lajm i hidhur për drejtoreshën Valdete Idrizi, i vdes gjyshja 108 vjeçare, Bahtije Idrizi

E njohur si “super gjyshja”, Bahtije Idrizi ka ndërruar jetë në moshën 108 vjeçare

E ndjera ishte edhe gjyshja e drejtoreshës për kulturë, rini dhe sport, Valdete Idrizi, shkruan Jepi zë.

Drejtoresha Idrizi përmes një postimi ka dhënë lajmin e hidhur për vdekjen e njeriut të rëndesishëm për jetën e saj.

E ndjera vetëm para oak kohe kishte kaluar me sukses një operim, duke treguar qëndrushmerinë dhe forcën që e kishte, ndonëse në moshë të shtyer.

Postimi i plotë:

Super gjyshja jonë ndërroj jetë sot 💔. Gjyshja Bahtije, që ishte shtylla e familjes tonë të madhe e hijeshia e gjithë familjes, shkoj në amshim e qetë, e buzëqeshur dhe me plot dashni. I mbyllu sytë e rrethuar me nipa e stërnipa, mbesa e stërmbesa, me shtëpinë plot!
Jetoj plot 108 vjet, jetoj e lumtur e shëndetshëm, e qetë, e fortë, e gjithmonë i buzëqeshi jetës, përkundër vërshtirësive që i solli jeta.

Gjyshja na ka lënë shumë shumë kujtime të mira, na fali aq shumë dashni pa kushte, na udhëzoi me urtësinë e saj me i buzëshë jetës dhe njëri tjetrit, me e përkrahë njëri tjetrin. Ajo, në çdo situatë gjithmonë dinte të na dispononte me atë pozitivitetin e humorin e saj, me atë buzëqeshjen e saj të ëmbël.

O sa shumë ka me më mungu dashnia e saj, afërsia e saj, bisedat tona të gjata, udhëtimet tona të rregullta, shetitjet dhe të qeshurat tona! Dashnia e fjalët e saj të ëmbla kanë me më mungu shumë!

Pushofsh e qetë oj zemra jeme, e të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke që e deshte shumë. Bëfsh dritë o ylli jonë!

Lexo edhe:  Ky është 41-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij