Arbana Osmani “thumbon” Ledionin, pasi ai tha se mbase vitin tjetër s’e prezanton Big Brother VIP Albania
Në një lëvizje të papritur gjatë spektaklit të martës të “Big Brother VIP Albania 3”, prezantuesi Ledion Liço ndërhyri në dinamikën e lojës duke i dhënë një informacion nga jashtë njërit prej banorëve të shtëpisë, Romeo Veshaj.
Pavarësisht rregullave të caktuara, Ledion i komunikoi Romeos se shoku i tij, Elvis Myrta, i sapo-eliminuar nga shtëpia, tashmë është pjesë e stafit në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel – një program të cilin Romeo dhe vëllai i tij Donaldi janë pjesë.
“I shkurtër në kohë për të dhënë një informacion aq ndikues, Liço foli me një qetësi natyrore: “Po e them këtë se mbase nuk e prezantoj unë vitin tjetër”, e duke shënuar një moment të vetëdijshëm të thyerjes së rregullave të show-it.
Vetëm pak minuta pas kësaj deklarate, Arbana Osmani, prezantuesja e dy edicioneve të mëparshme të “Big Brother VIP Albania”, postoi në InstaStory-n e saj një mesazh enigmatik: “E di, e di :)”.
Ky postim ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, me fansat që kanë nisur të spekulojnë se postimi i saj mund të jetë një thumb i hapur i drejtuar kundër Ledion Liços, i cili mori rolin e saj si prezantues për sezonin e tretë.
Ndërkohë që Ledion Liço ka sjellë një stil të ri dhe një energji të veçantë në moderimin e “Big Brother VIP Albania”, Arbana ka mbetur e dashur për publikun për qasje dhe prezencën e saj të ngrohtë në edicionet e kaluara.
Fansat mbeten të intriguar për të parë si do të ndikojë ky zhvillim i fundit te marrëdhëniet mes prezantuesve dhe si do të vijojë ndikimi i tyre në edicionet e ardhshme të spektaklit.