Edona: Kam bërë seks shumë në jetë, tash dua ta gjej dikë që e njoh
Transgjinorja Edona James, finalistja e 4-ët e Big Brother VIP Kosova 2 ka folur për disa dëshira të saja që thotë se janë të rëndësishme në jetë.
Ajo u shpreh se është në momentin kur dëshiron të gjejë dikë sa i përket dashurisë.
Edona tha se nuk e ka kohën më të fle me dikë sa për “sy e faqe”, por dëshiron të lidhet me një person që do ta njohë më shumë, pasi siç tha, i ka mbushur 37 vjet.
“Unë duhet me u provu për me pa diçka. kam 37 vjet dhe m’duket kam bë seks shumë në jetë edhe tash du me bë me një person që e njoh, e vlerësoj. Nuk është si pasa 10 vjete, edhe e vlerësoj vetën shumë ma shumë”, u shpreh ajo.