Meritoni rrëfen për rikthimin në Kosovë pas luftës: Gjetëm shtëpinë e djegur, babi e ka filluar nga zero

Meritoni ka rrëfyer për periudhën e vështirë të jetës së tij, kohën kur u kthyen në Kosovë pas luftës.

Teksa ka folur me Eglën për jetën personale, ai tha brenda shtëpisë së Big Brother VIP se babi vendosi që të ktheheshin pasi gjyshja nuk qëndronte më në Gjermani.

“Ne kemi jetuar në Gjermani por më pas u kthyem për shkak të gjyshes sime. Babi mori gjyshen në Gjermani, ajo ishte me traditat e vjetra, përfshirë veshjen tradicionale. Nuk i ka ndërruar kurrë, i vdiq burri kur ajo ishte vetëm 36 vjeçe. I ka rritur fëmijët në fshat.

Pastaj babi e ka marrë gjatë luftës (në Gjermani), por kurrë nuk u ambientua me vendin dhe kulturën gjermane. Më pas ajo tha do kthehem dhe u kthye së bashku me ne. Edhe pse ishte pas lufte, ishte problematike, shtëpia ishte e djegur e të tilla gjëra. Babi e ka filluar nga 0”, rrëfeu Meritoni

Lexo edhe:  “Lavire”, Fjolla Morina me akuza të rënda ndaj Morena Tarakut, Arbnora Ademajt e Shkenda Dubovës