Ky është personazhi i Tik Tok-ut që shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares, sipas policisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz ku një 27-vjeçare është hedhur nga lartësia, pasi iu publikuan foto intime.

Gazetari Esido Brakaj bën më dije për Vizion Plus se gruaja ishte në process divorci me bashkëshortine saj nga Kosova dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Altin Çokun.

Ky i fundit është një personazh i njohur për rrjetet sociale, e më tepër në TikTok ku kishte krijur ndjekësit e tij. Gjatë kohës së njohjes mes tyre ai i ka bërë foto intime dhe më pas i ka publikuar në rrejtin social TikTok.

39-vjeçari Çoku ka folur edhe në Tiktok në video LIVE për historinë me 27-vjeçaren dhe foton intime.

Altin Çoku është arrestuar nga policia në Kamëz.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:  Aksident mes një veture e një motoçiklisti në Skënderaj