Mitrovicasi nga biçikleta e tij e ngacmon shtetasen amerikane duke e prekur në pjesët intime 

Gratë dhe vajzat në Kosovë jo rrallë janë viktima të dhunës fizike, psikike e ngacmimeve dhe sulmeve të llojeve të ndryshme.

Në qendër të Mitrovicës dje një vajzë e mitur, shtetase amerikane ka kërkuar ndihmë pasi ësht ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.

“Një person i panjohur me biçikletë  duke e tërhequr me forcë e ka prekur në pjesët intime të trupit”, thuhet në raportin policor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nexhip Dragaj” dhe rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”.

Lidhur me rastin nuk ka ende të arrestuar.

Lexo edhe:  Vëllai i Liridonës thotë se u keqkuptuan për “dy ditë besë”: Ne ia kemi lënë gjithçka në dorë drejtësisë