Rahovec: Voziti i dehur dhe kanosi policët, arrestohet një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person të premten në Rahovec, për kanosje ndaj policëve.
Sipas policisë, i dyshuari ishte duke vozitur veturën i dehur, në momentin kur është ndaluar nga patrulla policore, ku dyshohet se pastaj ai ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Rr. UÇK-së, Rahovec 09.02.2024 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti është ndaluar nga patrulla policore duke drejtuar veturën e tij të gjendje të dehur. I dyshuari, gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore i ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.