Përleshje te shkolla e mesme “Adem Gllavica” në Lipjan, i mituri ther me thikë dy nxënës
Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave apo edhe në afërsi të tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme te shkolla e mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, ku për pasojë dy nxënës kanë mbetur të therur me thikë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë me dije se dy 16-vjeçarë janë në këtë qendër për trajtim dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin 17-vjeçar, i cili po ashtu ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital.
I njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin,
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.