Hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen tre persona
Tre persona janë ndaluar pasi dyshohet se kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, përmes fshatit Bare në Komunën e Leposaviqit, raporton TeVe1.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit, meshkuj serbë, janë ndaluar me veturë me targa serbe derisa me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Bare, Leposaviq 07.02.2024-22:35. NJNSH ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën po udhëtonin tre meshkuj serb kosovarë, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.