Pse nuk i zgjasin lidhjet, përgjigjet Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri, një këngëtare shumë e njohur për publikun shqiptar, ka folur sot rreth jetës së saj private.

Një pyetje e ardhur prej publikut për të siç duket e ka vendosur pak në siklet këngëtaren pavarësisht se ajo nuk nguroi t’i përgjigjej.

‘Pse nuk i zgjasin lidhjet Dafinës’- ishte pyetja për të.

“Edhe unë jam njeri si çdo person tjetër. Unë tani e kam pak të vështirë të takoj dikë, ta njoh, se unë jam figurë publike dhe njerzit të shikojnë për interesa të ndryshme. Unë nuk kam qejf që jeta ime personale të jetë publike, do të kisha qejf dhe unë të dilja si çdo individ tjetër. Lidhja ime e fundit ka qenë 4 vite dhe kur e bën publike njerëzve ju duken 4 vite si 1 muaj. Dhe shumë thjeshtë kam vendosur të jetoj jetën time jashtë kamerave, se boll po duhet të ruhemi prej gjithçkaje.“- është shprehur Dafina në Radio Dukagjini.

Lexo edhe:  Arrestohet në Merdarë njëri nga kriminelët më të mëdhenj serb, kreu krime në luftën e fundit në Kosovë