Nesër nëshkruhet kontrata për rrugën Prishtinë-Mitrovicë pritet të përfundojë për 12 muaj

Procedurat e tenderit për rrugën Mitrovicë-Prishtinë, kanë marrë fund dhe nesër nënshkruhet kontrata.

“Jepi zë” ditë më parë ka raportuar se procedurat ishin në përfundim e sipër ndërsa kjo u vërtetua sot nga zv.ministri Durmishi.

Siç mësohet, në tender parashihet që punimet të përfundojnë për 12 muaj, shkruan “Jepi zë”.

Mësohet se kompania që ka fituar tenderin për t’i kryer këto punime, është “Eskavatori Company”, ndërkaq nuk dihet ende vlera e tenderit.

Kujtojmë se ky tender parasheh rregullimin e rrugës vetëm deri në Smrekonicë,.rreth 18 km. Pjesa tjetër, nga Smrekonica në Mitrovicë, ende nuk është as afër që të nisin procedurat./ Jepi zë

Lexo edhe:  Nuk ndalen rastet e dhunës: Policia intervenon në një familje në Prishtinë, burri rrahu gruan dhe vajzën