“Lirohet nga klinika brenda pak ditësh”, neurokirurgu jep lajme të mira për gjendjen e Elza Ujkanit

Drejtori i Neurokirurgjisë në QKUK, Besnik Elshani, ka ndarë detaje mbi gjendjen shëndetësore të Elza Ujkanit, 23 vjeçares që u lëndua pas rënies së kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës.

Elshani në një intervistë ka thënë se gjendja e Elzës është stabile dhe se e njëjta pritet të lirohet nga spitali brenda disa ditëve.

“Gjendja e Elzës është stabile. Është në repart, jashtë rrezikut për jetë. I kemi marrë të gjitha masat tjera shtesë. Janë bërë ekzaminimet laboratorike, radiologjike e të gjitha konsultat tjera.

Dhe tash është në fazën e rehabilitimit dhe në fazën e terapisë fizikale dhe besoj që për disa ditë ajo do ta marrë vetën dhe do të lirohet nga klinika” ka thënë Elshani për indeksonline.

Lexo edhe:  Historia rrëqethëse e familjes Lutfiu: Një vit pasi u vetaksidentua për vdekje djali i parë, iu vdes edhe djali tjetër në aksident