Ndodh në Kosovë: Policia arreston futbollistin sapo trajneri ia thërret emrin për ta inkuadruar në lojë

Futbollisti i Dukagjinit, Theophilus Solomon është arrestuar sot derisa po zhvillohej ndeshja e Kupës së Kosovës kundër Dinamos.

Në momentin që trajneri ka vendosur ta inkuadroj në lojë në pjesën e dytë, policia e ka thirr brenda stadiumit dhe ia ka vendosur prangat, raporton Indeksonline.

Dyshohet se Solomon e ka pasur obligative të lajmrohet çdo 3 muaj në polici, dhe nuk e ka respektuar atë vendim.

Kujtojmë që ai ishte i arrestuar edhe më herët, pasi akuzohet për veprën penale dhunim

Lexo edhe:  Serbia me listë planifikonte ekzekutimin e 66 shqiptarëve – mes tyre edhe ish-kryeministri Bajram Rexhepi