Prishet shoqëria e Santianës dhe Albës, kjo e fundit kalon nga ana e Bucit dhe të dashurës së tij?
Dy banoret e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Alba dhe Santiana krijuan shoqëri gjatë qëndrimit të tyre në këtë format.
Dyshja shpeshherë kanë mbrojtur njëra-tjetrën në debate të ndryshme, teksa kanë qëndruan pothuajse gjatë gjithë kohës së bashku.
Mirëpo, një shoqëri e tillë duket se nuk po vazhdon edhe jashtë.
Që nga dalja e saj, Alba përveç intervistës menjëherë pas daljes nga shtëpia, nuk e ka përmendur më Santianën.
Ndërsa, në finalen e madhe të këtij spektakli dy ish-banoret janë parë në skenë larg njëra-tjetrës duke mos komunikuar.
Madje, pak orë më vonë, Alba është shoqëruar me Bucin dhe të dashurën e tij, çiftin e shumëpërfolur në lojën me Santianën, lojë kjo e cila çoi edhe në largimin total mes saj dhe Bucit.