Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira lokale dhe intervale të gjata kohore me diell, Në orët e pasdites priten kthjellime të plota.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -4 ajo minimale deri në 10 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira lokale dhe intervale të gjata kohore me diell. Temperaturat do të fillojnë të rriten pas frontit të dobët, të ftohtë ajror.

Nga e diela na pret mot gjithnjë e më stabil dhe po ashtu gjithnjë e më i ngrohtë.

Mëngjeset do të jenë me acar, por me tendenca të zbutjes edhe të acarit të mëngjesit, ndërsa temperaturat ditore me rritje progresive që do të arrijnë mbi 10 gradë Celsius, madje ndonjë ditë ato mund të shkojnë edhe mbi 15 gradë Celsius./MeteoBallkan

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është personi që vdiq sot papritmas në mes të lokalit