52-vjeçari nga Skenderaj dërgohet pa shenja jete në Emergjencë, rasti cilësohet vdekje e dyshimtë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komunën e Skenderajt, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta, viktima i takon moshës 52-vjeçare.
Ishin prindërit e viktimës të cilët telefonuan ekipin mjekësor, të cilët me të arritur në shtëpinë e tij, ia kanë ofruar tretmanin mjekësor.
Pas ndihmës së parë, viktima është nisur për në Emergjencë, atje ku dhe është konstatuar vdekja e pacientit.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.