Mblidhen mjetet e nevojshme për shërimin e Amra Mjekiqit
Amra Mjekiqi është diagnostifikuar para dy muajsh me sëmundjen e Leukemis akute limfoblastike dhe për shërimin e saj jashtë vendit nevojiteshin 200 mijë euro.
Familjarët e Amra Mjekiqit përmes rrjetit sociale në ‘Facebook’ kanë treguar se shuma e kërkuar për shërimin e vogëlushes jashtë vendit është arritur.
Familjarët falënderojnë gjithë ata që kontribuan që Amrës t’i mundësohet shërimi jashtë vendit.
Postimi i plotë i Ismet Mjekiqit:
“FALEMNDERIMI I TAKON VETEM ALLAHUT
I Falemnderojme nga zemra te gjithe familjaret , miqt , dashamiret , e edhe ata qe ndoshta si njohim po qe na ndihmuan ta kalojme kete sfide te madhe per semundjen me te cilen u diagnostifikua vajza jon Amra. E ndjejme obligim te ju njoftojme se jane mbledhur mjetet te cilat na nevoiteshin per sherimin e vajzes sone falemnderit te gjithve per kontributin tuaj me shume respekt dhe falemnderues familja Mjekiqi”.