Voziti me shpejtësi 238 km/h, gjobitet me 300 euro

Një person është gjobitur nga ana e Policisë.

I dënuari  voziti me shpejtësi 238 km/h, në zonën me kufizim të shpejtësisë 120 km/h.

Lidhur me kë Policia ka vendosur që të njëjtin ta dënojë me 300 euro, 3 pikë negative dhe po ashtu të njëjtit për 3 muaj i është ndaluar drejtimi i automjetit.

Rasti ka ndodhur në auto udhën km-16 në Ferizaj.

Lexo edhe:  "Pas liberalizimit ikën 140 mijë punëtorë, 70 për qind e kompanive përmirësuan kushtet e pagat"