Intervistohet nga Policia imami dhe axha i 18 vjeçarit të vrarë, pasi dhanë “besën”

Intervistohet nga Policia Imami dhe axha i 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahut nga Podujeva, shkak deklaratat për hakmarrje.

Këta janë duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurve.

Ndryshe, para dy ditësh, me 27 janar , Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka bërë të ditur se familja e të ndjerit, Lulzim Fejzullahut i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar Jashari.

Ndryshe, Lulzim Fejzullahu ka vdekur të shtunën e 20 janarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte goditur me veturë e rrahur brutalisht për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

Të miturit A.A dhe E.K dyshohen për vrasje të rëndë dhe janë dërguar në paraburgim.

Lexo edhe:  “Yt atë po më rreh”, nëna i kërkon ndihmë djalit, burri e vret me thikë