Konflikt familjar në Obiliq: 26-vjeçari ushtron dhunë fizike ndaj vëllait, Policia e arreston

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar edhe tragjikisht. Mosmarrëveshjet për punë të ndryshme, prona, e për para, por edhe për motive banale i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme. 

Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në Obiliq dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga dikush prej familjes së të dyshuarve, me ç’rast u kuptua se njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht tjetrin për shkak të një mosmarrëveshje momentale.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari 26-vjeçar, përveç që e sulmoi vëllain, edhe e ka kanosur seriozisht me mjet të mprehtë – duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  32-vjeçari i dehur shkakton aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, katër të lënduar