Kërcet grushti në një bilardo në Gjakovë, i dyshuari rrah viktimën dhe ik nga vendi i ngjarjes

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme janë shpesh shkak i kërcënimeve e përleshjeve mes personave në vendin tonë.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë në rrahje janë përfshirë dy persona nga Gjakova, të cilët janë rrahur me njëri-tjetrin për motive akoma të panjohura.

Mësohet se rasti dyshohet se ka ndodhur në një bilardo me lokacion në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës.

I dyshuari sipas burimeve të Gazetës Sinjali i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur.

Ende nuk dihet nëse Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe nëse i dyshuari është arrestuar.

Lexo edhe:  Detaje nga sulmi brutal ndaj imamit të xhamisë në Lupç/ 61-vjeçari u gjet pa vetëdije, njëri nga të dyshuarit u paraqit si dëshmitar i rasti