Zjarr i madh në Beograd, dëgjohen shpërthime: ‘Është shumë e rrezikshme’

Herët në mëngjes sot, një zjarr i madh ka përfshirë një qendër tregtare kineze në Beograd.

Zjarri jo vetëm që nuk është shuar ende, por ai po përhapet dhe janë dëgjuar edhe disa shpërthime, shkruan portali serb Blic.

Një numër i madh i zjarrfikësve, rreth 62 prej tyre, po përpiqen të shuajnë zjarrin.

Sipas pamjeve të fundit nga terreni, zjarri po përhapet edhe në objekte të tjera, ndërsa zjarri tani është duke u shuar nga ajri, pra duke përdorur tre helikopterë.

VIDEO

Lexo edhe:  I riu në Gjilan kapet me 11 kg drogë, duke tentuar të ikë godet një polic me veturë