“Expose”: Në dy javët e para të janarit nga Kosova dolën mbi 650 mijë qytetarë
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, për vetëm 15 ditë, që nga liberalizimi i vizave, pra nga 1- 15 janar, nga Kosova kanë lëvizur rreth mbi 650 mijë qytetarë.
Për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic nga policia kanë thënë se në kufijtë tokësor prej 1 deri më 15 janar kanë dalë nga Kosova 511 mijë e 604 udhëtare, derisa për këtë periudhë përmes aeroportit kanë dalë 155 mijë e 816 udhëtarë.
“Nga data 01.01.2024 deri më 15.01.2024 bazuar në Raportet ditore të Policisë Kufitare nga RKS kanë dale 511604 udhëtarë vetëm në kufijtë tokësore që krahasuar me periudhën e njëjte kohore me vitin 2023 (464178) ka një rritje prej 10.2%. Nga data 01.01.2024 deri me 15.01.2024 përmes Aeroportit kanë kaluar 155816 udhëtar , krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi rritje për 13.2 %”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Liberalizimi i vizave, ndërkohë ka alarmuar shumë segmente, qoftë të sektorit privat por edhe të atij publik.
Mjekë, infermierë, mësimdhënës, policë e zyrtarë të administratës shtetërore, po e shohin Evropën si mundësi për një jetë më të mirë.
Nga Federata Sindikale e Shëndetësisë kanë alarmuar për numrin e madh të punonësve shëndetësor për t’u larguar nga Kosova.
Tevide Imeri nga kjo sindikatë ka dhënë shifra alarmante të kërkesave që janë bërë për ikje nga Kosova.
Ajo ka theksuar për Gazeta Blic 43 punëtorë shëndetësorë kanë paralajmëruar ikjen nga Kosova vetëm në muajin janar