Si u vranë në Betejën e Shipolit, dëshmorët Sami Gashit dhe Afrim Hajrizit

Shkruan komandanti Sefer Shyti nga Oshlani

Ishte festa e Bajramit dhe shumica e pjestarëve shkuan nëpër familjet e tyre për të festuar.

Të nesërmen në mëngjes Komandanti së bashku me Fadil Halimin- Tlyni, Roland Bartetzko-Shabani dhe Mathias Teininger-Shefqeti u nisën për patrollë në Vaganicë e Shipol. Ne, diku dhjetë pjestarë mbetëm në shtab për të qenë në gjendje gatishmërie. Sapo arrijnë në Vaganicë, jo fort larg Xhamisë së Shipolit, ndeshen në forcat serbe dhe fillojnë luftimet, Ne u njoftuam përmes radiolidhjeve, u përgatitëm dhe me vrap ia mësymë drejt Vaganicës/Shipolit. Në Pirq i takuam disa djemë me një veturë Opel Kadet të cilët na ofruan deri te Gjoshët e Vaganicës. Prej aty vrap shkuam deri te fushëbeteja dhe pasi kontaktuam me Komandantin u pozicionuam dhe filluam luftimet shtëpi më shtëpi. Luftimet zhvilloheshin në distancë të afërt.
Sofrat e familjeve kishin mbetë të shtruara për të vazhduar me festën e Bajramit. Qytetarët kishin lëshuar shtëpitë e tyre nga frika dhe ua kishin mësyer fshatrave Vërrnicë, Pirq, Ashlan, e tj, atje ku ndjeheshin më të sigurtë.
Luftimet ishin të ashpra dhe policët serb kur e panë se nuk po mund të përparonin, por përkundrazi pësuan humbje ranë në kontakt me kazermën ushtarake në Bair dhe prej atje filluan granatimet me minahedhës. Ata i dinin pozicionet tona dhe na granatonin pa pushim. Në këto granatime u plagosën ushtarët tanë Roland Bartetzko-Shabani dhe Jeton Azemi-Lepuri. Më vonë gjatë luftimeve do të bien në altarin e lirisë dy luftëtarët e Togut të Vaganicës, Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi.
Lavdi dëshmorëve!

Lexo edhe:  Tre persona u lënduan në një aksident në rrugën Skenderaj – Klinë