Vëllai e raporton të zhdukur motrën e mitur në Lipjan, dyshon se ka ikur tek i dashuri i saj

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një person në Lipjan, i cili ka raportuar se motra e tij e mitur ka humbur kontaktin me familjen që nga mbrëmja e së enjtes.

Sinjali mëson se i njëjti ka deklaruar para Policisë se kanë tentuar që të kontaktojnë me 16-vjeçaren, por e njëjta nuk është bërë e gjallë dhe s’dinë gjë për fatin e saj. 27-vjeçari ka ngritur dyshimet se ajo mund të ketë shkuar te një person me të cilin ka lidhje dashurie.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë veprimet hetimore për të gjetur vajzën, ku ndër të tjera kanë kontrolluar edhe shtëpinë e të dashurit të saj, mirëpo ajo s’është gjetur.

Po ashtu është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  "Nëse dërgoni Policinë në veri", Daçiq kërcënon Kosovën