Artmotion dënohet me 64 mijë euro, Kujtesa më 26 mijë euro, IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro

Komisioni i Pavarur i Mediave i ka dënuar katër shpërndarësit e rrjetit kabllor në Kosovë me 100 mijë euro. Kështu, Artmotion është dënuar me 64 mijë euro, Kujtesa me 26 mijë euro, IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Rekomandimi për sanksionimin e Artmotion, Kujtesa, IPKO dhe Telkos është votuar në mënyrë unanime nga anëtarët e KPM-së,

Nga janari deri më tash, në KPM ishin deponuar mbi 300 ankesa, prej tyre 221 ndaj Artmotion, 87 kundër Kujtesës, 23 për IPKO-n dhe 9 ankesa për Telkosin.

Pas vendimit, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se KPM ka marrë me seriozitet ankesat dhe i ka dënuar operatorët në mënyrë proporcionale.

Lexo edhe:  Detaje nga aksidenti tragjik në Prizren: Viktima është 10-vjeçar, i dyshuari dërgohet në mbajtje