Bie kulmi i objektit të Komunës së Re në Prishtinë, dyshohet për të lënduar rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Arbëria, pasi një person dyshohet se ka humbur jetën tragjikisht.

Sinjali merr vesh se çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës, ka rënë duke i shkaktuar viktimës lëndime që dyshohet të jenë fatale.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë një konfirmim zyrtar, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Lexo edhe:  Policia jep detaje nga aksidenti ku humbi jetën i riu nga Gjilani