U lënduan nga shpërthimi i boblës së gazit, kjo është gjendja e anëtarëve të familjes Behrami

Gjatë ditës së shtune rreth orës 16:30 një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku janë lënduar 15 persona.

ShSKUK njoftoi se 13 të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim dhe se katër prej tyre janë duke u operuar.

Sot gjatë ditës ekipa e lajmi.net ka qëndruar në QKUK ku ka mësuar nga afër gjendjen e anëtarëve të familjes Behrami.

Lidhur me këtë në një prononcim Dr.Shaqir Uka tha se momentalisht janë duke u trajtuar tre anëtarë të familjes dhe gjendja e tyre është jo e mirë.

‘’Prej tre pacientëve dy prej tyre qëndrojnë me barna dhe të varur nga aperati i frymarrjes ndërsa një tjetër jo’’ ka thënë Uka.

Ai ka treguar edhe për moshën e të lënduarëve që nis nga 12 e deri në 56 vjet.

Vlen të theksohet se kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka marrë vendim që si komunë ta ndihmojnë familjen Behrami me 20 mijë euro.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Ish-ushtari kthehet për Kosovë pas operimit të suksesshëm të nënës