Pamje të rënda nga aksidenti mes tre automjeteve, një i vdekur nga Kosova dhe tre të lënduar rëndë

Janë siguruar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë-Krujë Rinas ku u përplasën tre automjete. Një mjet tip Benz dhe një mjet tip Citroen janë përplasur së bashku ndërsa një trajleri i është ndarë trupi nga koka.
Në mjetin Citroen udhëtonin diaa të rinj nga Kosova, ku sipas informacioneve të para njëri prej tyre ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit Benz dhe ai i trajlerit kanë shpëtuar pa lëndime, në fotot e siguruara nga JOQ, ndërsa të rinjtë nga Kosova janë plagosur rëndë.
Mjeti i tyre është mbledhur “sa një grusht” dhe ka përfunduar i ngjeshur pas ndarëseve të rrugës. Ata shihen të shtrirë në asfalt teksa presin ambulancën.
“Sipas te thenave te shoferit te kamionit dhe te benzit mjeti me targa kosovare me drejtim nga fush kruja drejtim te vores ishte fut parakalim dhe ka godit maunen ne gomen e par krau shoferit”,-raportojnë dëshmitarë nga vendngjarja për JOQ.
Lexo edhe:  Kosovarët rrahën mes vete në Austri